Zyrtare, Rudina Dembacaj opinioniste në “Big Brother VIP Kosova 5”

Pas javësh përfoljesh, vjen konfirmimi për angazhimin e ri të Rudina Dembacajt. Aktorja dhe moderatorja shqiptare do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”. Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të spektaklit, ku është publikuar fotografia prezantuese e saj.
Njoftimi erdhi mbrëmjen e 28 tetorit, vetëm dy ditë përpara nisjes së programit. Këtë herë, Rudina do të jetë në studio jo për të drejtuar spektaklin, por për të komentuar lojën, marrëdhëniet dhe përplasjet mes banorëve.
Dembacaj është emri i parë i zbuluar për panelin e këtij sezoni. Sipas raportimit të Bordo, mbetet ende për t’u bërë publik opinionisti tjetër që do të ulet krah saj, ndërsa kureshtja vazhdon edhe për personazhet që do të hyjnë në shtëpi.
“Big Brother VIP Kosova 5” nis të premten, më 30 tetor. Premiera do të jetë edhe dalja e parë e Rudinës në këtë rol, pas konfirmimit të një prej lëvizjeve televizive të përfolura gjatë javëve të fundit.



