Zuhair Murad Mariage x CLASS, aty ku eleganca e couture takon ëndrrën e çdo nuseje!

Nga Class• 23 November 2026

Zuhair Murad Mariage x CLASS, aty ku eleganca e couture takon ëndrrën

Ka bashkëpunime që shënojnë vetëm një moment të bukur dhe të tjera që krijojnë histori. Takimi i CLASS by Alketa Vejsiu me Zuhair Murad Mariage është padyshim një kombinim i të dyjave, që i jep modës një dimension të ri, ku luksi dhe ëndrra e çdo gruaje bëhen një!

Një nga emrat  më ikonikë të modës ndërkombëtare dhe më e dashura në botën e couture, Zuhair Murad Mariage vjen tashmë në CLASS Boutique, duke sjellë magjinë e një universi ku çdo fustan është shumë më tepër se një krijim mode. Është një vepër arti dhe një premtim për një ditë që mbetet gjithmonë në kujtesë.

Zuhair Murad Mariage x CLASS, aty ku eleganca e couture takon ëndrrën

Ky bashkëpunim u prezantua përmes një Open House ekskluziv, të konceptuar si një takim intim me nuset e vitit 2027, ku klientet patën mundësinë të zbulojnë nga afër markat, koleksionet dhe risitë më të bukura të CLASS Boutique. Një Happy Hour elegant, i mbushur me emocione, biseda të bukura dhe energjinë e veçantë të grave që janë në prag të një prej kapitujve më të rëndësishëm të jetës së tyre.

 

Zuhair Murad Mariage x CLASS, aty ku eleganca e couture takon ëndrrën

Zuhair Murad Mariage x CLASS, aty ku eleganca e couture takon ëndrrën

Por çfarë e bën Zuhair Murad kaq të veçantë? Përgjigja gjendet në çdo detaj!

Një krijim couture i stilistit kërkon qindra orë punë të përkushtuar, mjeshtëri, punime delikate me rruaza dhe përfundime të përsosura nga atelietë e tij në Paris dhe Bejrut. Është një art që kërkon jo vetëm talent, por durim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj bukurisë. Pikërisht, kjo vëmendje pa kompromis ndaj detajeve e kanë kthyer këtë brand në një personazh të tapetit të kuq! Gratë më të admiruara në botë, si Jennifer Lopez, Priyanka Chopra Jonas, Sofia Vergara, Celine Dion, Kylie Minogue, si dhe shqiptarja Rita Ora, janë shfaqur me veshjet e Zuhair Murad, duke i dhënë një tjetër vlerë dhe standard paraqitjes së tyre.

“Çdo punim ndihet si një zgjatim personal i vetes sime dhe si një shfaqje e përkushtimit, talentit e aftësisë që mbushin atelienë time.”

Zuhair Murad Mariage x CLASS, aty ku eleganca e couture takon ëndrrën

Tashmë, ky univers i jashtëzakonshëm është më pranë nuseve shqiptare. Në CLASS Boutique mund të zbuloni koleksionet e përzgjedhura të Zuhair Murad Mariage, si dhe të porosisni çdo fustan të koleksioneve të stilistit që ju rrëmben zemrën, edhe nëse nuk gjendet aktualisht në sallon. Mjafton të eksploroni krijimet në faqen zyrtare online të Zuhair Murad apo në Instagram-in e stilistit dhe ekipi i CLASS do ju ndihmojë ta ktheni dëshirën tuaj në një realitet të prekshëm.

Sepse zgjedhja e fustanit të nusërisë nuk është thjesht një vendim mode!

CLASS by Alketa Vejsiu ju mirëpret të zbuloni koleksionet në showroom-in pranë Rrugës së Kosovarëve. Rezervoni takimin tuaj!

Zuhair Murad Mariage x CLASS, aty ku eleganca e couture takon ëndrrën

  

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon