Zendaya dhe Tom Holland festojnë martesën në privatësi, në një rezidencë luksoze në Angli

Nga Class 7 August 2026

tom-holland-zendaya-attend-spider-135965837.png

Zendaya dhe Tom Holland organizuan një festë private martese me familjarët dhe miqtë e tyre, pasi kishin kurorëzuar më herët lidhjen në fshehtësi, konfirmon Page Six.

Dy protagonistët e “Spider-Man: Brand New Day” festuan të martën në Beaverbrook Hotel, një rezidencë në fshatin anglez Surrey.

Sipas një burimi, punonjësve të hotelit iu kërkua të firmosnin marrëveshje konfidencialiteti.

Një tjetër burim i tha The Sun se çifti kishte bërë përpjekje të mëdha për të parandaluar daljen e informacionit apo fotografive nga eventi.

“Tom dhe Zendaya bënë gjithçka që mundën për të mos lejuar që të dilte asnjë informacion apo fotografi, ndaj as të ftuarit dhe as stafi nuk lejoheshin të përdornin telefonat celularë.”

Sipas raportimeve, Holland, 30 vjeç, dhe Zendaya, 29 vjeçe, shpenzuan më shumë se 670 mijë dollarë për të rezervuar të gjithë pronën, e cila ndodhet rreth 24 kilometra larg zonës së Londrës Jugperëndimore ku aktori u rrit.

premium-exclusive-surrey-united-kingdom-136654567.png

Festa vjen disa muaj pasi stilisti prej vitesh i Zendaya-s, Law Roach, kishte zbuluar se çifti ishte martuar tashmë.

“Dasma ka ndodhur”, tha ai për Access Hollywood gjatë tapetit të kuq të SAG Actor Awards 2026 në mars. “E humbët. Është absolutisht e vërtetë.”

Në atë periudhë, Zendaya kishte nxitur edhe më shumë spekulime kur u fotografua me një unazë martese në vend të unazës së madhe të fejesës me diamant 5 karatësh.

Çifti e kishte bërë të ditur fejesën në mënyrë të tërthortë në janar 2025, kur Zendaya u shfaq në Golden Globes me unazën e diamantit.

Pavarësisht se kishte zbuluar lajmin fillestar, Law Roach u përpoq më pas të shuante zërat se Zendaya dhe Holland po përgatiteshin për një ceremoni të dytë më publike.

I pyetur nga Complex nëse çifti do të zhvillonte një tjetër martesë “më publike”, ai u përgjigj:

“Nuk besoj.”

Më pas shtoi se as vetë nuk kishte dëgjuar për këtë thashethem.

“Mendoj se njerëzit thjesht duhet t’i urojnë”, tha Roach. “Janë dy njerëz të rinj, të bukur, të suksesshëm dhe të dashuruar, që bënë një dasmë private dhe ia dolën ta mbanin të tillë.”

Zendaya dhe Tom Holland vazhdojnë të mos flasin hapur për martesën
Zendaya dhe Holland kanë shmangur komentet e drejtpërdrejta për martesën e tyre, megjithëse herë pas here kanë dhënë sinjale të qarta.

Në qershor, Holland u pyet gjatë një interviste për Esquire nëse i ishte dashur t’i paralajmëronte familjarët për fotografitë e rreme të dasmës së tij me Zendaya-n, të krijuara nga inteligjenca artificiale.

“Jo, sepse ishin të gjithë aty”, u përgjigj shkurt ai.

Ndërsa promovonte “Spider-Man: Brand New Day” në Meksikë muajin e kaluar, Zendaya i tha një fansi se ishte “shumë vonë”, pasi ai i kërkoi të martohej me të.

Zendaya dhe Tom Holland u njohën në vitin 2017 në sheshin e xhirimeve të “Spider-Man: Homecoming”.

Një vit më vonë nisën zërat për një lidhje mes tyre, por në atë periudhë të dy i mohuan thashethemet dhe u lidhën me persona të tjerë. Zendaya, ndër të tjera, u përfol për një romancë me kolegun e saj të “Euphoria”, Jacob Elordi.

Zendaya dhe Holland e konfirmuan praktikisht lidhjen në korrik 2021, kur u fotografuan duke u puthur në një makinë gjatë një udhëtimi në zonën Silver Lake të Los Angeles-it.

Në shtator të atij viti, marrëdhënia e tyre u bë zyrtare edhe në Instagram, kur Holland publikoi një fotografi nga prapaskenat e “Spider-Man” me rastin e 25-vjetorit të Zendaya-s.

“My MJ, urime ditëlindjen. Më telefono kur të zgjohesh xxx”, shkroi ai.

Zendaya iu përgjigj: “Po të telefonoj tani.”

Pesë vite më vonë, dy aktorët duket se kanë arritur ta bëjnë atë që pak çifte të Hollywood-it ia dalin: të festojnë martesën e tyre mes njerëzve më të afërt, duke e mbajtur pjesën më intime të historisë larg syrit të publikut.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon