Videot intime që po qarkullojnë në rrjet, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi

Nga Class• 2 October 2026

Videot intime që po qarkullojnë në rrjet, reagojnë Aurela

Prej dy ditësh, rrjetet sociale shqiptare janë përfshirë nga një valë aludimesh dhe shpërndarjesh lidhur me disa video intime, për të cilat janë përmendur edhe emra të njohur të showbiz-it.

Mes personazheve që janë përfshirë në këto pretendime janë Aurela Gaçe, Filloreta Raçi dhe Rozana Radi. Të tria artistet kanë reaguar publikisht, duke mohuar kategorikisht se shfaqen në materialet që po qarkullojnë dhe duke paralajmëruar hapa ligjorë ndaj kujtdo që, sipas tyre, cenon emrin, privatësinë dhe reputacionin e tyre.

Aurela Gaçe ka zgjedhur të reagojë përmes një deklarate të gjatë, ku e bën të qartë se bashkëpunimet e saj profesionale me njerëz të industrisë së muzikës nuk mund të përdoren si bazë për të ndërtuar histori rreth jetës së saj private.

“Përshëndetje! Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht.

Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.

Dua të jem e qartë:

Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.

Jam bijë, nënë dhe bashkëshorte. Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t’a përdorë.

Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve. Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.

Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë. Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur”, shkruan Gaçe.

Edhe Fifi ka reaguar pas përmendjes së emrit të saj në rrjet. Përmes një videoje live, këngëtarja mohoi çdo lidhje me materialet në fjalë dhe sqaroi se nuk ka pasur as bashkëpunim profesional me kompozitorin që është përmendur në diskutimet online.

“Nuk po më pëlqen pse po qarkullon emri im, por për të gjithë ju që jeni shqetësuar, unë nuk jam në ato video. Nuk kam asnjë lloj lidhje me kompozitorin në fjalë, nuk kam bërë asnjë këngë me të, nuk e di ku e ka studion”, është shprehur ajo.

Fifi tregoi gjithashtu se situata ka kaluar përtej komenteve në rrjet, pasi lajmet dhe aludimet kanë shqetësuar edhe familjarët e saj.

“Po më shqetëson që më janë shqetësuar familjarët për këto shpifje, prishje dhe kanosje imazhi që po më bëhet në këto dy ditë”, ka deklaruar Raçi.

Një reagim i gjatë ka ardhur edhe nga Rozana Radi, e cila jo vetëm ka mohuar kategorikisht përfshirjen e saj, por ka paralajmëruar kallëzim penal nëse emri i saj vazhdon të përdoret në mënyrë të pavërtetë.

“Po përpiqeni në të gjitha mënyrat të bëni pis emrin e shumë njerëzve. Për mua, kjo mbaron këtu.

Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë.

Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet.

Kam familjen time, kam partnerin tim në krah dhe kam një jetë timen. Ju lutem, mos e përdorni dhe mos e njollosni emrin tim pa asnjë bazë.

Dhe ju lutem shumë, kërkoj bashkëpunimin e të gjitha vajzave, grave dhe burrave: mos i jepni zë kësaj maskarade të poshtër që po ndodh në rrjetet shqiptare. Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë diçkaje që prek dinjitetin dhe emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj.

Nëse kjo vazhdon, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore që më takojnë. Nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia”, shkruan Rozana Radi.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon