Ulen me 2 lekë për litër çmimet e naftës dhe benzinës

Çmimet e naftës dhe benzinës janë ulur me 2 lekë për litër, sipas vendimit më të fundit të Bordit të Transparencës.
Çmimi maksimal i shitjes me pakicë të naftës (gazoilit) është përcaktuar në 208 lekë për litër, nga 210 lekë për litër që ishte sipas vendimit të mëparshëm të datës 5 nëntor.
Edhe benzina është ulur me 2 lekë për litër, duke arritur në 167 lekë për litër, nga 169 lekë për litër që ishte më parë.
Ulja është reflektuar edhe në çmimet e tregtimit me shumicë. Çmimi maksimal i naftës me shumicë është përcaktuar në 196 lekë për litër, nga 198 lekë më parë, ndërsa ai i benzinës në 155 lekë për litër, nga 157 lekë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 10 nëntor, në orën 13:45, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës./Monitor



