TINGUJ JETE MES TOKËS DHE DETIT

Në atmosferën magjike të Kalasë së Ali Pashës, publiku do të udhëtojë përmes tingujve që lidhin tokën me detin, kujtesën me të tashmen dhe kinemanë me koncertin. Një mbrëmje ku muzika bëhet peizazh dhe deti kthehet në skenë.
Programi i kompozitorit Aulon Naçit sjell interpretimin e veprave:
* Foreign Touch
* La Voce del Silenzio
* Broken Wings
* Milonga
* Shi Lotësh
* Perseverance
* Run
* Bazar
* The Sea Is Heaven
* Asking If
Një moment i veçantë i kësaj mbrëmjeje do të jetë prezantimi për herë të parë në koncert i gjashtë veprave premierë, të shkëputura nga kolonat zanore të filmave “Deti është Parajsa” dhe “Violinisti”, me regji të Enkeled Llucës dhe Saimir Bajos, me interpretimin e aktorëve Blerim Destani, Ndriçim Xhepa dhe një kasti të njohur artistësh.
Në interpretim:
Violinë: Laura Llozi, Dejon Bendaj
Violë: Viola Baholli
Violonçel: Enea Nushi
Klarinetë: Artan Shabani
Fyell & Cylë Dyjare: Vendim Kapaj
Piano dhe kompozime: Aulon Naçi
Një përjetim unik ku muzika e filmit fiton një jetë të re në skenë, mes mureve shekullore të Kalasë së Ali Pashës dhe horizontit të pafund të Jonit.
Kalaja e Ali Pashes, Porto Palermo
14 Gusht | Ora 20:00



