The Garden Club | A ekziston shpirti binjak? Ronela Hajati zbulon anën e saj më të panjohur për publikun: romantiken!

E guximshme dhe pa filtra kur bëhet fjalë për të shprehur atë që mendon, por kur vjen puna te dashuria, Ronela Hajati zbulon një anë krejt tjetër të vetes: atë të një romantikeje të pandreqshme, që beson te ndjenjat e vërteta dhe nuk pranon të bëjë kompromise me zemrën.
E ftuar në emisionin “The Garden Club”, në Class Media, moderuar nga Manjola Nallbani dhe Sindi Tona, këngëtarja ka folur për një nga temat më të bukura, por edhe më të ndërlikuara të jetës: shpirtin binjak dhe dashurinë që i jep kuptim një marrëdhënieje. Për artisten, të gjesh njeriun e duhur është një ndjesi e veçantë, por në një kohë gjithnjë e më individualiste, njerëzit shpesh tremben përballë një dashurie të tillë.
“Po ty bam mund ta japë, por jemi në një kohë aq individualiste, në një kohë aq të thatë, aq praktike, aq egoiste, saqë njerëzit, edhe nëse e gjejnë këtë ndjesi (shpirtin binjak), frikësohen, se u duket si e huaj. Unë jam shumë romantike, unë vdes për dashurinë. Mbaroj”, u shpreh këngëtarja, duke treguar hapur se romantizmi zë një vend të rëndësishëm në jetën e saj.
Por nëse ka diçka për të cilën Ronela nuk bën kompromis, është martesa pa dashuri. Ajo e sheh një bashkim të tillë jo thjesht si një zgjedhje të gabuar, por si një humbje të vetvetes, duke theksuar se askush nuk duhet të sakrifikojë personalitetin dhe lumturinë për të përmbushur pritshmëritë e të tjerëve.
“Një martesë pa dashuri, martesa me kompromis, martesa se duhet të ndodhë, mua më duket shkatërrimi më i madh i personalitetit të njeriut. Të transformohesh komplet nga një martesë, nga një njeri që nuk e do, është çmenduri! Të çohesh në mëngjes e të takosh dikë që s’e do. Do ta shikosh partnerin tënd jo gjithë kohës bukur, jo gjithë kohës mirë. Do e shohësh ndonjë mëngjes edhe me pizhama, por dhe pa pizhama fare. Kështu që ti e njeh një njeri në dimensionin që as e kishe menduar ndonjëherë që mund t’i kishte kur e njeh në fillim”, tha Ronela.
Ndiqni episodin e plotë në Youtube të Class Media:



