Sulmon në fshehtësi Top Channel dhe personazhet e ekranit, Julian Deda reagon pas akuzave

Nga Class 10 September 2026

-800-0-1670242918xjul-deda-2-228.jpg

Julian Deda ka reaguar publikisht pas akuzave që e lidhin emrin e tij me një profil në Instagram, i cili prej disa javësh publikon materiale kritike dhe sulme ndaj personazheve të njohur të televizionit shqiptar.

Portali “Prapaskena” pretendon se aktori qëndron pas faqes “ON/OFF TV” dhe se profili është krijuar pas përfundimit të bashkëpunimit të tij me “Fiks Fare”. Sipas artikullit, faqja ka publikuar përmbajtje kundër figurave të Top Channel, TV Klan dhe Syri TV, duke ngritur dyshimin se pas saj mund të ketë motive personale.

Mes postimeve që kanë shkaktuar reagime është edhe një publikim për Edi Manushin, ku moderatori është etiketuar me një term të rëndë dhe denigrues.

Në artikull ngrihet gjithashtu pretendimi se adresa personale e emailit të Julian Dedës është përdorur për hapjen e llogarisë. “Prapaskena” shkruan se aktori është nën hetim nga strukturat e Krimit Kibernetik për fyerje dhe shantazh ndaj kolegëve.

Përballë këtyre pretendimeve, Julian Deda ka reaguar duke mohuar kategorikisht çdo lidhje me faqen.

“Është shumë e rëndë të dëgjoj apo të lexoj këto fjalë për mua. E përgënjeshtroj këtë fakt me gjithë fuqinë time. Nuk do guxoja kurrë ta bëja këtë, aq më tepër për vendet ku kam punuar dhe jetuar, aq më tepër për kolegët me të cilët kam punuar”, deklaroi aktori.

Deda shtoi se nuk ka mënyrë tjetër për t'iu përgjigjur akuzave përveç mohimit të tyre publik.

“Edhe njëherë, e përgënjeshtroj, se më shumë s’di ça të bëj në këtë vend. Kush më beson mirë, kush nuk më beson s’kam ça bëj. Faleminderit për mirëkuptimin”, përfundoi ai.

-900-0-1789038869x9786d615-3c77-4cac-bb00-920f1ac61653-239.jpg

-900-0-1789038868xdecf4e72-c081-4a41-9c52-2230e57f39df-236.jpg

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon