Si të ndalosh së kërkuari veten në vendin e gabuar?

Nga Class• 12 November 2026

Si të ndalosh së kërkuari veten në vendin e gabuar?

Ka histori familjare për të cilat njeriu e gjen guximin të flasë vetëm kur protagonistët e tjerë nuk janë më gjallë. Ndoshta ky është pikërisht rasti i Michael Douglas.

Pasi e kishte refuzuar disa herë ftesën për të shkruar autobiografinë, aktori, tashmë 82 vjeç, ka gjetur më në fund fjalët për të treguar jetën e tij. Kjo ndodhi gjashtë vjet pas vdekjes së të atit, Kirk Douglas, i cili u nda nga jeta në shkurt të vitit 2020, në moshën 103-vjeçare.

Një gjigant i kinemasë, por edhe një prani imponuese në jetën e të birit. Kirk Douglas e kishte kundërshtuar me të gjitha forcat dëshirën e djalit të madh për t’u bërë aktor. Më pas iu desh të dorëzohej përballë një talenti që arriti të çlirohej nga etiketa e rëndë e “nepo baby-t” dhe të fitonte njohjen e tij, me dy çmime Oscar, katër Golden Globe, një BAFTA dhe një Emmy.

Për çfarë flet autobiografia One Helluva Ride?
Në kujtimet e tij të gjata, të cilat kanë arritur tashmë vendin e parë në listën e librave më të shitur të The New York Times, Michael Douglas rrëfen fëmijërinë e vështirë pranë një babai shpesh të munguar dhe me temperament të fortë.

Përballë kësaj marrëdhënieje të ndërlikuar qëndronte lidhja e veçantë me të ëmën, aktoren britanike Diana Dill, të cilën Douglas e përshkruan si një grua të dashur dhe mbështetëse.

Aktori rikthehet më pas te suksesi i papritur i serialit televiziv The Streets of San Francisco, te beteja e gjatë për të kaluar nga televizioni në kinema dhe te përpjekja për t’u “pranuar” nga një industri që fillimisht e shihte vetëm si djalin e Kirk Douglas.

Dhe, në fund, te momenti kur arriti të fitonte Oscar-in si aktori më i mirë për interpretimin në Wall Street, filmin e Oliver Stone që e vulosi përfundimisht statusin e tij si një nga emrat më të rëndësishëm të Hollywood-it.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon