Sharon Stone: “Prej kohësh nuk bëj seks. Marrëdhëniet rastësore më kanë mërzitur”

Sharon Stone nuk është më e interesuar për histori të shkurtra apo marrëdhënie pa angazhim. Aktorja 68 vjeçare ka treguar se prej “mjaft kohësh” nuk ka marrëdhënie seksuale dhe se sot kërkon diçka krejt tjetër: një partner me të cilin të ketë një lidhje të vërtetë, të kujdeset për të dhe të ndihet e kujdesur.
Stone foli hapur për jetën sentimentale në episodin e fundit të podcast-it Mayim Bialik’s Breakdown, ku u pyet se çfarë lloj partnereje është.
“Jam një e dashur shumë e mirë, por ka kohë që nuk jam e dashura e askujt”, tha ajo. “Kam qenë e dashura e burrave shumë të këqij dhe e burrave të mirë. Kam pasur fat, pak fat dhe aspak fat. Prej kohësh jam single, sepse kam arritur në atë pikë ku dua të jem vetëm me dikë për të cilin kujdesem vërtet.”
Sot, ndërsa fëmijët e saj janë rritur, aktorja e sheh dashurinë me një tjetër lloj qartësie.
“Dua dikë që të jetë partneri im, jo thjesht dikë me të cilin të bëj seks.”
Pikërisht për këtë arsye, marrëdhëniet rastësore nuk e tërheqin më.
“Jam mërzitur pak nga e gjithë kjo”, pranoi Stone, duke shtuar se kjo nuk është domosdoshmërisht një fazë negative. Përkundrazi, sipas saj, është një periudhë që duhet ta pranosh nëse dëshiron të arrish tek ajo që kërkon realisht.
Gjatë bisedës, Mayim Bialik e pyeti gjithashtu nëse kishte përjetuar ndonjëherë “dashurinë e madhe” të jetës së saj.
Përgjigjja e Sharon Stone ishte po aq e drejtpërdrejtë:
“Kam pasur dashuri në jetën time, por nuk besoj se kam pasur dashurinë e madhe.”
Aktorja ka qenë e martuar dy herë. Nga viti 1984 deri më 1990 me producentin Michael Greenburg dhe më pas, nga viti 1998 deri në 2004, me gazetarin Phil Bronstein.
Martesa e dytë përfundoi me një divorc të vështirë, të shoqëruar edhe nga një betejë ligjore për kujdestarinë e djalit të tyre të adoptuar, Roan, sot 26 vjeç.
Për shumë vite, arsyet e vërteta të ndarjes së çiftit mbetën të paqarta. Por në gusht, gjatë podcast-it The Person Who Believed In Me të David Begnaud, Stone tregoi një episod që, sipas saj, ishte një pikë kthese në martesë.



