Sara Gjordeni ka një këshillë për vajzat: Mos u martoni me këngëtarë, zgjidhni një financier

Nga Class 25 July 2026

Sara Gjordeni ka një këshillë për vajzat: Mos u martoni me

Moderatorja e njohur, Sara Gjordeni, ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë nga jeta e përditshme, duke bërë një “këshillë” për vajzat që duan të shijojnë pushimet verore.

Me anë të një postimi në Instagram, Sara ka treguar me humor se të kesh bashkëshort këngëtar nuk qenka edhe aq e favorshme gjatë verës, pasi koncertet dhe angazhimet e shumta bëjnë që pushimet familjare të shtyhen.

“Ore s’është fare qejf ta kesh burrin këngëtar, sidomos në verë. Kur të gjithë ikin në plazh familjarisht, ti rri pret me durim dhie mali të mbarojë koncertet deri në shtator. Katastrofë”, shkruan Sara në postimin e saj në Instastory.

Më pas Sara e ka çuar batutën edhe më tej, duke iu drejtuar vajzave: 'Martohuni me financier ose dikë që punon në bankë nëse ju pëlqen deti'.

Sigurisht, gjithçka duket se është thënë në formë shakaje, duke ironizuar agjendën e ngjeshur që kanë artistët gjatë sezonit të verës, kur koncertet dhe aktivitetet janë të shumta dhe koha për pushime familjare bëhet më e kufizuar.

Por duke parë dashurinë që publiku ka për bashkëshortin e saj, Sara ka bërë një tjetër postim po në Instastory. Ajo ka publikuar një video të Bardhit në një koncert, ku fansat këndojnë me të.

'E mirë mirë se dhe e lëna vetëm ja vlen”, ka shkruar moderatorja krahas postimit, shoqëruar me një emoji zemër të bardhë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon