Selin Bollati flet për bashkëjetesën me Gimbon

Selin Bollati dhe Gimbo kanë nisur prej disa kohësh një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre, bashkëjetesën në Tiranë. Një hap që, sipas Selinit, nuk ishte planifikuar apo diskutuar gjatë, por erdhi natyrshëm dhe në kohën e duhur për të dy.
E ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Selin ka folur për mënyrën se si po e përjeton këtë fazë të lidhjes, duke treguar se jeta nën të njëjtën çati po shkon shumë mirë.
“Është një fazë që po e shijoj shumë. Ka ardhur në momentin e duhur dhe shumë natyrshëm. Nuk kemi thënë se një ditë do të bashkëjetojmë, por ashtu ndodhi”, tregoi ajo.
Sipas Selinit, vendimi nuk erdhi pas një bisede formale apo një plani të përcaktuar më parë. Rrethanat dhe mënyra se si kishte evoluar marrëdhënia i çuan gradualisht drejt bashkëjetesës, pa e ndier si një hap të detyruar apo të nxituar.
Edhe pse të dy kanë angazhime dhe ritme të ndryshme pune, shtëpia është kthyer në pikën ku takohen dhe gjejnë kohën për njëri-tjetrin.
“Ne jemi në dy profile të kundërta, të angazhuar. Shtëpia është vendi ku na mbledh. Jemi okej, deri tani është shumë mirë”, u shpreh Selin.
Ajo e përshkroi bashkëjetesën si një eksperiencë pozitive, të cilën po e jetojnë pa vendosur presion mbi marrëdhënien dhe pa krijuar pritshmëri të mëdha për atë që duhet të ndodhë më pas.
Për Selinin dhe Gimbon, duket se ky kapitull ka nisur pikërisht siç po vazhdon: pa shumë plane, por me ndjesinë se ka ardhur në momentin e duhur.



