Rina Balaj tregon arsyen e rënies drastike në peshë: “Humba 13 kilogramë nga ankthi brenda një muaji”

Nga Class 10 September 2026

SnapInsta.to_767222062_18122998777836842_2004765267036946432_n.jpg
Ndryshimi fizik i Rina Balajt ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve gjatë kohëve të fundit, duke sjellë edhe aludime se këngëtarja mund të ketë përdorur Ozempic për të humbur peshë.

Pas komenteve të shumta, Rina ka vendosur të reagojë vetë dhe të tregojë se çfarë, sipas saj, qëndron pas humbjes së 13 kilogramëve.

Përmes një videoje në TikTok, artistja tregoi se rënia drastike në peshë nuk ishte rezultat i një diete apo medikamenti, por kishte ardhur gjatë një periudhe kur po përballej me ankth.

“Po përballem me akuzat për Ozempic, sepse kam humbur 13 kilogramë nga ankthi brenda një muaji. Por unë I HUMBA 13 kilogramë, kujt i intereson?”, shkroi Rina.

Këngëtarja zgjodhi t'u përgjigjej me ironi edhe pretendimeve konkrete për përdorimin e Ozempic, medikament që vitet e fundit është kthyer në një prej emrave më të përfolur kur diskutohet humbja e shpejtë në peshë.

“Madje, po porosis një, vetëm për çdo rast”, shtoi ajo me humor.

Deklarata e Rinës zbulon kështu edhe një anë tjetër pas transformimit fizik që publiku kishte parë vetëm nga jashtë. Sipas saj, 13 kilogramët e humbur brenda një muaji lidhen me një periudhë të vështirë emocionale dhe jo me përpjekjen për të ndryshuar trupin.

Artistja nuk ka dhënë detaje të tjera për periudhën e ankthit apo rrethanat që e shkaktuan atë, duke zgjedhur vetëm t'u japë përgjigje aludimeve që kishin nisur të qarkullonin për pamjen e saj.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon