Pse David dhe Victoria Beckham nuk flenë në të njëjtin shtrat?

Nga Class• 12 November 2026

Pse David dhe Victoria Beckham nuk flenë në të njëjtin

David dhe Victoria Beckham kanë zgjedhur të kenë hapësira të veçanta për të fjetur. Sipas Elle, arsyeja lidhet me dëshirën për të ruajtur privatësinë dhe pavarësinë edhe brenda jetës në çift.

Ky detaj ishte bërë publik që në vitin 2017, por u rikthye në vëmendje pas interesit që ngjalli seria dokumentare “Beckham” në Netflix, e cila i dha publikut një vështrim më të afërt mbi marrëdhënien e tyre.

Elle i referohet një interviste të asaj kohe për Daily Mail, ku çifti kishte folur për shtëpinë e blerë në Cotswolds, Angli. Prona ishte konceptuar me dy krahë të veçantë, nga një për secilin.

Secila pjesë kishte kuzhinën, dhomën e gjumit dhe kopshtin e vet, në mënyrë që të dy të kishin “mjaftueshëm privatësi dhe pavarësi”.

“Në të vërtetë, kjo funksionon shumë mirë për Davidin, Victorian dhe fëmijët. Kur nuk e durojnë dot më njëri-tjetrin, mund të tërhiqen në njërin prej krahëve, sikur të jetonin në shtëpi të ndryshme”, është shprehur një burim i cituar nga The Things.

I njëjti burim ka shtuar se afërsia me Soho Farmhouse ishte një tjetër përparësi për ish-futbollistin: “David mund të shkojë atje për një festë sa herë të dëshirojë. Me sa duket, kjo ka qenë një nga arsyet përse e bleu shtëpinë.”

Kështu, hapësira për të qëndruar herë pas here më vete mund të jetë një nga mënyrat me të cilat çifti ruan ekuilibrin në martesë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon