Për thonjtë këtë herë frymëzohuni nga Anne Hathaway

Nga Class 20 August 2026
GettyImages-2289215092.jpg
(Photo by Gilbert Flores/Variety via Getty Images)

Ka kaluar koha kur manikyri nude nënkuptonte vetëm një ngjyrë të thjeshtë, pa shumë fantazi. Vitet e fundit, thonjtë natyralë janë rikthyer në dhjetëra versione të reja: milk nails, soap nails, manikyr japonez pa smalt, forma squoval, bajame, të rrumbullakëta apo minimaliste.

Tani, falë Anne Hathaway, një tjetër emër i shtohet fjalorit gjithnjë e më të gjatë të trendeve të thonjve: “coconut water nails”, ose thonjtë “ujë kokosi”.

Aktorja i prezantoi në tapetin e kuq të premierës kaliforniane të “The End of Oak Street”, me një manikyr të realizuar nga Tom Bachik, nail artist-i i shumë personazheve të famshëm.

Screenshot 2026-08-20 150836.png
(Photo by Gilbert Flores/Variety via Getty Images)

Çfarë janë “coconut water nails”?

Bëhet fjalë për një manikyr shumë natyral, por jo të zakonshëm. Thonjtë janë të shkurtër, me formë të rrumbullakët dhe me një bazë gjysmë transparente, të butë dhe kremoze.

Efekti është diku mes nude, milk nails dhe një shkëlqimi shumë të lehtë të bardhë. Jo aq i bardhë sa manikyri qumështor klasik, jo aq rozë sa nude tradicional, por me atë pamjen e pastër, të freskët dhe pothuajse të tejdukshme që të kujton ujin e kokosit.

Është një zgjedhje perfekte për ato që duan thonj elegantë, të kuruar, por pa dukur sikur kanë bërë shumë.

Pse janë kaq elegantë?

Sekreti i këtij manikyri është thjeshtësia. “Coconut water nails” nuk kërkojnë dizajn, gurë, vizatime apo ngjyra të forta. Bukuria qëndron te pastërtia e formës dhe te shkëlqimi i butë i sipërfaqes.

Është një manikyr që shkon me çdo veshje, nga fustanet elegante te xhinset, nga look-u i zyrës te pushimet në plazh. Duket i shtrenjtë, por në mënyrë shumë diskrete.

Forma e shkurtër dhe e rrumbullakët e bën edhe më modern, sepse largohet nga ideja e thonjve shumë të gjatë dhe të tepruar. Është i rafinuar, praktik dhe shumë “clean girl”, por me një prekje më luksoze.

Si ta rikrijoni?

Për të arritur efektin “ujë kokosi”, kërkoni një smalt sheer, pra gjysmë transparent, në nuancë të bardhë qumështore ose nude shumë të çelët.

Thonjtë duhet të jenë të shkurtër ose mesatarë, të limuar në formë të rrumbullakët. Aplikimi duhet të jetë i hollë, që ngjyra të mos bëhet shumë e bardhë apo e rëndë.

Mjaftojnë një ose dy shtresa, në varësi të efektit që dëshironi: një shtresë për pamje më natyrale, dy për një rezultat më kremoz. Në fund, një top coat shumë i shndritshëm është i domosdoshëm për atë efekt të pastër, të lagësht dhe të rafinuar.

Në thelb, thonjtë “coconut water” janë përgjigjja më elegante për ato që duan një manikyr veror, por jo shumë të dukshëm. Një nude i ri, më i freskët, më i lehtë dhe më modern.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon