“Për’puthen” nis një kapitull të ri, Heidi Baci merr drejtimin, zbulohen opinionistët

Nga Class 3 September 2026

SUGJERIME LIBRASH QË DUHET T’I LEXONI NJË HERË NË JETË (5).png

“Për’puthen” po bëhet gati të rikthehet në ekran, por këtë herë me ndryshime të rëndësishme. Edicioni i shtatë i programit të dashurisë në Top Channel vjen nën sloganin “Kapitull i ri”, dhe duket se emri nuk është zgjedhur rastësisht.

Pas javësh me aludime për drejtimin e formatit, tashmë është konfirmuar se Heidi Baci do të jetë moderatorja e re e “Për’puthen”. Për Heidin, ky është një tjetër hap i rëndësishëm në televizion pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania” dhe angazhimeve të mëvonshme në ekran.

Por ajo nuk është risia e vetme.

Në karrigen e opinionistëve do të ulen Erjola Doçi dhe Drini Zeqo, me këtë të fundit që rikthehet në Top Channel pas plot 22 vitesh. Dy profile të ndryshme që pritet të sjellin këndvështrime dhe dinamika të reja në diskutimet që shoqërojnë historitë e konkurrentëve.

Ndryshim ka edhe në prapaskenë. Ronaldo Sharka do të jetë autori i sezonit të shtatë, duke marrë përsipër ndërtimin editorial të një formati që prej vitesh mbetet ndër programet më të komentuara në televizion dhe rrjetet sociale.

Produksioni premton gjithashtu një kast të ri konkurrentësh, me karaktere dhe histori të ndryshme, ndërsa një pjesë e risive të këtij edicioni po mbahet ende sekret.

Për momentin, e vetmja gjë që mbetet për t’u zbuluar është data e premierës. Por me Heidi Bacin në moderim, Drini Zeqon dhe Erjola Doçin si opinionistë dhe Ronaldo Sharkën në rolin e autorit, “Kapitull i ri” duket se do të jetë më shumë sesa thjesht slogani i sezonit.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon