Pas ndarjes nga Elhaida Dani, Ledian Agallijaj bën publike dashurinë e re?

Nga Class 31 August 2026

elhaida-dani.jpg

Pas mbylljes së historisë me Elhaida Danin, Ledian Agallijaj duket se mund të ketë hapur një kapitull të ri në jetën sentimentale. Të paktën kështu kanë nisur të aludojnë ndjekësit pas një postimi të fundit të balerinit në Instagram.

Ledian publikoi në InstaStory fotografinë e një vajze misterioze, identitetin e së cilës zgjodhi të mos e zbulonte. Por më shumë sesa vetë imazhi, vëmendjen e mori dedikimi që e shoqëronte.

“My endless summer”, shkroi ai, një frazë që mund të përkthehet si “Vera ime pa fund” dhe që i dha menjëherë postimit një tjetër kuptim.

acab0e2f-7c78-41fb-8539-fc21501530cb-6a9550efb1f01.jpg

Për momentin, Lediani nuk ka treguar se kush është vajza dhe as çfarë raporti ka me të, ndaj nuk mund të thuhet me siguri se bëhet fjalë për një lidhje të re. Megjithatë, fotografia dhe dedikimi romantik kanë mjaftuar që në rrjet të lindë pyetja nëse balerini po prezanton, pak nga pak, partneren e re.

Postimi vjen disa muaj pasi u bë e qartë se historia e tij me Elhaida Danin kishte marrë fund.

Shenjat e para të një krize mes tyre u vunë re në fund të vitit të kaluar, kur Elhaida ndaloi së ndjekuri Ledianin në Instagram dhe largoi fotografitë e përbashkëta nga profili. Fillimisht ai vazhdonte ta ndiqte dhe madje e publikoi në InstaStory, duke krijuar konfuzion rreth statusit të marrëdhënies.

Por në fund të janarit edhe Lediani e hoqi Elhaidën nga lista e personave që ndiqte dhe fshiu fotografitë e tyre.

Vetë këngëtarja kishte pranuar më herët se marrëdhënia po kalonte një periudhë të vështirë. Në një intervistë në tetor të vitit 2025, ajo tregonte se angazhimet profesionale dhe distanca kishin ndikuar në raportin e tyre, ndonëse në atë periudhë fliste ende për dëshirën për të krijuar një familje dhe një jetë më të qëndrueshme së bashku.

Sot, Elhaida vijon angazhimet ndërkombëtare me turneun e “Notre Dame de Paris”, ndërsa Lediani duket se po jeton një verë që, të paktën sipas dedikimit të tij të fundit, do të donte të mos përfundonte.

Nëse pas “My endless summer” fshihet vërtet një dashuri e re, këtë mbetet ta zbulojë vetë ai.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon