Pas ditësh heshtjeje, Jozi reagon për herë të parë

Jozi ka thyer heshtjen në rrjetet sociale, disa ditë pasi gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi” lidhur me çështjen me Edi Kuçin.
Këngëtari është rikthyer në Instagram me një postim të parë pas zhvillimeve të fundit, duke zgjedhur të mos komentojë drejtpërdrejt situatën ligjore.
Në fotografinë e publikuar në InstaStory, Jozi shfaqet pranë një oxhaku, duke lexuar një libër. Krahas saj, ai ka falënderuar njerëzit që i kanë qëndruar pranë dhe janë interesuar për gjendjen e tij.
“Duke e marrë veten! Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen. Projekti i ri së shpejti. Ju dua”, shkroi këngëtari.

Pavarësisht situatës me të cilën po përballet, Jozi duket se po përgatit edhe rikthimin në muzikë. Përveç njoftimit për një projekt të ri, ai e shoqëroi fotografinë me këngën “Së shpejti”, duke e përforcuar mesazhin se një publikim i ri është në horizont.
Ky është reagimi i parë publik i artistit pas vendimit të gjykatës, por Jozi nuk dha asnjë deklaratë për akuzat apo procesin në vijim.



