Ori Nebiaj zbulon kë ka përjashtuar nga jeta: Nuk flas më me Arbana Osmanin

Nga Class 20 July 2026

Ori Nebiaj zbulon kë ka përjashtuar nga jeta: Nuk flas më me

Ori Nebiaj ishte e ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”, të moderuar nga Marina Vjollca, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh personale gjatë një kuizi.

Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte kur u pyet se cilin person kishte përjashtuar përfundimisht nga jeta e saj.

Pa hezitim, Nebiaj deklaroi se bëhet fjalë për moderatoren Arbana Osmani.

“Me dikë që s’flas fare. Nga jeta ime kam përjashtuar Arbana Osmanin”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk ekziston më asnjë marrëdhënie apo komunikim.

Deklarata e saj ka ngjallur menjëherë reagime dhe kuriozitet në rrjetet sociale, pasi nuk dha detaje mbi arsyet që çuan në prishjen e raportit mes tyre.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon