Nuk zbulon identitetin e saj, por Bes Kallaku ndihet më i lumtur se kurrë pranë saj!

Nga Class• 29 November 2026

Nuk zbulon identitetin e saj, por Bes Kallaku ndihet më i lumtur se

Aktori i humorit Bes Kallaku duket se po kalon një nga periudhat më të bukura të jetës së tij, veçanërisht në aspektin sentimental.

I ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ai ka folur për gjendjen e tij emocionale dhe lumturinë që po përjeton, duke lënë të kuptohet se lidhja e re i ka sjellë një ndryshim të madh në jetën personale.

Gjatë bisedës, Kallaku u shpreh se sot ndihet më mirë se kurrë dhe se ka mësuar të vlerësojë gjërat që ka, pa kërkuar vazhdimisht më shumë. Ai theksoi se mirënjohja është një prej çelësave të lumturisë, ndërsa dashurinë e përshkroi në një mënyrë mjaft domethënëse.

“Tani jam më i lumtur se kurrë. Bibla thotë se lumturia më e madhe është kur njeriu kënaqet me aq sa ka. Ja di vlerën gjithçkaje që kam dhe jam falënderues. Dashuria është qetësia e zemrës, paqja e shpirtit dhe gjumi i ëmbël”, u shpreh aktori.

Fjalët e tij nuk kaluan pa u vënë re nga moderatori Luiz Ejlli, i cili ndërhyri për të komentuar ndryshimin që dallon te Besi sa herë që ai flet për partneren e tij.

Luizi e komplimentoi për lumturinë që po përjeton, duke theksuar se emocionet e aktorit janë të dukshme edhe në mimikën e tij. Ai zgjodhi të mos zbulonte më shumë rreth jetës private të mikut të tij, por e bëri të qartë se e sheh atë në një gjendje shumë pozitive.

“Me bëhet zemra mal që ajo ka arritur të bëjë kaq të lumtur. Të ndryshon komplet fytyra kur flet për të. E ke private, mbaje, prandaj po flas unë për ty”, tha Ejlli gjatë bisedës.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon