Noah Wyle, “shpëtimtari” i 150 mijë amerikaneve! Dhuron 1 milion dollarë për t’i ndihmuar në borxhet spitalore

Noah Wyle po dhuron 1 milion dollarë për të ndihmuar më shumë se 150,000 amerikanë ‘të heqin qafe’ borxhin e spitalit dhe kostot e tjera të kujdesit shëndetësor.
Aktori 55-vjeçar, i cili u shpall si “Burri më Seksi i Gjallë” nga revista PEOPLE për vitin 2026, po bashkon forcat me FIGS, e cila po dhuron 1 milion dollarë shtesë, në një iniciativë që synon të fshijë të paktën 200 milion dollarë borxhe.
Iniciativa u njoftua të martën, më 17 nëntor, dhe po zbatohet në partneritet me organizatën jofitimprurëse Undue Medical Debt, e cila punon për të eliminuar borxhin mjekësor për familjet financiarisht të cenueshme në Shtetet e Bashkuara.
Sipas njoftimit, çdo dollar i dhuruar përmes programit lejon anulimin e përhershëm të të paktën 100 dollarëve në borxhin mjekësor të pranueshëm, duke ofruar lehtësim financiar për individët dhe familjet që përballen me vështirësi serioze financiare.
Wyle, i cili është ambasador global për FIGS dhe producent ekzekutiv, theksoi ndikimin që kostot e kujdesit shëndetësor mund të kenë në jetën e përditshme të pacientëve.
“Borxhi spitalor dhe mjekësor i ndjek njerëzit në shtëpi, shkakton pasoja shkatërruese afatgjata dhe ndryshon të gjithë përvojën e kujdesit shëndetësor. Jam mirënjohës që jam pjesë e një përpjekjeje që vërtet i lehtëson familjet nga një barrë e konsiderueshme, si dhe njerëzve të mrekullueshëm që po përpiqen t'i ndihmojnë ata”, tha ai në një deklaratë.



