Një beqare më pak dhe ajo është Jori Delli!

Një fustan i bardhë, puthje plot dashuri dhe familjarë të buzëqeshur. Me disa fotografi të publikuara në Instagram, Jori Delli ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga një festë që duket se shënon një tjetër hap të rëndësishëm në historinë e saj të dashurisë. Influencerja duket se po përgatitet të lërë pas statusin e beqares për t'u bërë një “Palana”.
Fotot e publikuara në rrjetet sociale kanë ngjallur kureshtje, pasi sugjerojnë se Jori është gjithnjë e më pranë altarit me partnerin e saj, reperin italian Fred De Palma, emri i vërtetë i të cilit është Federico Palana.
“Last day you can call me Miss” (Dita e fundit që mund të më quani zonjushë), shkruan Jori në postimin e saj të fundit, ku shfaqet duke bërë lip-sync me këngën “One Less Lonely Girl” të Justin Bieber.
Historia e dashurisë mes Jorit dhe reperit italian nisi në Torino, qytetin nga vjen edhe Fred De Palma. Çifti e bëri publike lidhjen në gusht të vitit 2023, përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ndërsa në dhjetor të vitit 2025 erdhi edhe propozimi romantik për martesë gjatë një udhëtimi në Maldive.
E vetmja gjë që mund të themi? Me trashëgime! 💞



