"Nivel nën zero" / Një kritikë nga Aleksandër Gjoka për shoqërinë shqiptare...

Nga Class• 20 November 2026

"Nivel nën zero" / Një kritikë nga Aleksandër

Këngët shqiptare, letërsia vendase dhe raporti i publikut me artin janë në fokus të këngëtarit të mirënjohur, Aleksandër Gjoka, i cili siguroi që të përcjellë rëndësinë e tyre dhe në emisionin "The Garden Club", në Class Media, moderuar nga Manjola Nallbani dhe Sindi Tona.

I ndalur te fenomeni i atyre që nuk preferojnë të lexojnë libra me autorë shqiptarë, Gjoka u shpreh kritik ndaj kësaj qasjeje, duke sjellë si shembull mënyrën se si fqinjët grekë mbështesin krijimtarinë e tyre.

“Jo, e ke nivelin jo zero, po nën zero. Shih komshinjtë tanë, shih grekët si bëjnë për muzikën e tyre, për poezinë e tyre, shkrimtarët grekë shkojnë e shohin, ama bazën…”, u shpreh këngëtari.

Ndërsa duke folur për muzikën dhe shijet e publikut shqiptar, artisti vuri në dukje lidhjen e fortë të shqiptarëve me ritmin dhe muzikën tradicionale, por edhe me këngët e tij, duke e konsideruar popullin shqiptar artdashës.

“Ne jemi ballkanas, na pëlqen ritmi. Kur shkojmë në ndonjë pub, ose në ndonjë lounge, edhe shoh ndryshimin, që të gjithë e dinë tekstin e këngëve të mia. Kur vjen ajo pauza që fillon një tradicionale, opp… i thërret ajo pjesa e Ballkanit. Domethënë habitet si ka mundësi ky tani popullore, e kur vjen puna prapë te këngët e mia. Mbase ndihem inferior, them. Jo, jo. I pëlqejnë të gjitha. Ne jemi popull artdashës, me thënë të drejtën”, tha ai.

Këngëtari nuk la pa komentuar edhe fenomenin e komenteve negative në rrjetet sociale, veçanërisht ato që vijnë nga profile anonime, duke vënë në pikëpyetje se sa mund të gjykojë dikush një person që nuk e njeh.

“Hiq pjesën negative pastaj, nuk ia vlen fare të merresh me njerëz me profile false që vetëm shajnë. Ti nxjerr një foto, ore më ka ndodhur një vaki, nxjerr aty… ‘ja ky’. Po ku më njeh ti mua?”, përfundoi Aleksandër Gjoka.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon