Nga foto romantike te “unfollow”, çfarë po ndodh mes Brikenës dhe Mateos?

Nga Class 16 July 2026

Nga foto romantike te “unfollow”, çfarë po ndodh mes

Kur u duk që gjithçka po shkonte mirë mes Mateos dhe Brikenës, një tjetër zhvillim i papritur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Pa u mbushur mirë një orë nga publikimi i një fotografie shumë të bukur në çift, e shkrepur në ambientet e “Top Arena”, gjithçka mes dyshes duket se është fshirë sërish brenda pak minutash.

Përtej zhdukjes së imazheve të përbashkëta, dyshja e njohur ka ndërmarrë edhe hapin e radhës duke hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Nuk është hera e parë që marrëdhënia e tyre shoqërohet me lëvizje të tilla në rrjetet sociale. Ndjekësit janë mësuar tashmë me afrimet dhe largimet e shpeshta, të cilat çdo herë ndezin diskutime dhe spekulime.

Mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare apo vetëm një tjetër episod i marrëdhënies së tyre, që duket se vazhdon të kalojë nga një ekstrem në tjetrin. 

Nga foto romantike te “unfollow”, çfarë po ndodh mes

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon