Nga Alketa e vogël tek gruaja që është sot, Vejsiu në një rrëfim ndryshe!

Nga Class• 25 November 2026

Nga Alketa e vogël tek gruaja që është sot, Vejsiu në

Alketa Vejsiu di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen, por këtë herë nuk bëhet fjalë për projektet apo angazhimet e saj profesionale, por për mendimet dhe reflektimet që ndau mbi jetën, dashurinë dhe forcën për të ecur përpara.

Në një bisedë me Enxhi Nasufin, në emisionin “Cooking with a Star” në Class Media, moderatorja foli me sinqeritet për Alketën e vogël, filozofinë që e udhëheq në jetë dhe kuptimin që ka për të dashuria e vërtetë.

E pyetur se çfarë do t’i thoshte sot vetes nëse do të kishte përballë versionin e saj fëmijëror, Vejsiu u shpreh se ndihet krenare për gjithçka që ka arritur, por edhe për mënyrën se si ka zgjedhur të përballet me sfidat e jetës.

“Unë jam shumë krenare për Alketën e vogël. Alketën nuk e mbytën dallgët e jetës, por Alketa i bëri si surfiste një zgjedhje tjetër. Qëndroi në majën e kreshtës së dallgës. Nuk u mbyt. I pa gjërat lart. Qëndroi aty. Nuk la asnjë forcë ta tërhiqte për poshtë. Dhe më e bukura që bëri është se të gjithë ata poshtë, gjithë jetën, u mundua që si vinç të ngrinte lart dhe t’i mësonte notin. Mendoj që kjo më përcakton në mënyrën më esenciale se si jam e mbrujtur personalisht“, u shpreh ajo.

Një tjetër moment interesant i bisedës ishte ai kushtuar dashurisë. Por çfarë përfaqëson për Alketën një dashuri madhështore? Për të, nuk bëhet fjalë thjesht për ndjenjën që përjeton për dikë apo për deklaratat romantike, por për versionin më të mirë të vetes që arrin të zbulosh pranë personit që të do. Ajo e sheh dashurinë si një histori me magji, por mbi të gjitha si një ndjenjë që dëshmohet përmes kujdesit dhe gjesteve të vogla të përditshme.

“Është edhe versioni i vetes tënde që ty të pëlqen pranë atij personi. Të jesh pra ai versioni që ty të pëlqen më shumë, ka më shumë dritë, që e vë në pah energjia e dashurisë së zemrës së dikujt që të do me gjithë zemër. Por është një epic love story dhe një histori që ka atë abrakadabra factor. Doëmthënë, në këtë botën që vrapon shpejt, unë mendoj që është shumë bukur të ndalosh edhe vërtet të numërosh yjet, të shohësh fluturat që fluturojnë, të dëgjosh një muzikë të bukur. Të thuash, ua, po ky shiu çfarë melodie të bukur bën. Të kesh kohë të pish një gotë verë. Të kesh kohë që në fund të ditës të flasësh për gjërat që kanë ndodhur, por gjatë ditës ta kesh ngritur telefonin, t’i kesh rënë ziles dhe të thuash hey baby, si je? Si ka shkuar dita? Mos t'i bësh gjërat sepse duhet t'i bësh, po t'i bësh sepse duhet të kesh kujdes për atë personin. Nuk është një fjalë dashuria, të dua, një deklaratë. Dashuria është angazhim, unë e çdo dite. Dashuria është vepra, nuk është fjala. Dashuria është: unë të dua kur terreni është i vështirë”, u shpreh ajo.

Për të zbuluar më shumë nga kjo bisedë dhe reflektimet e Alketës mbi jetën dhe dashurinë, ndiqni episodin e plotë të “Cooking with a Star”, në kanalin e Class Media në YouTube:

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon