Gimbo dhe Selin Bollati shijojnë pushimet romantike në Budva

Nga Class 10 July 2026

Gimbo dhe Selin Bollati shijojnë pushimet romantike në Budva

DJ i njohur kosovar, Gimbo, dhe partnerja e tij, fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, po shijojnë disa ditë relaksi në Budva të Malit të Zi.

Ishte vetë Gimbo ai që publikoi në Instagram një fotografi pranë pishinës, ku ai dhe Selini shfaqen duke shijuar diellin dhe atmosferën verore. Dyshja duken të lumtur dhe të relaksuar, ndërsa poza e tyre ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët e kanë mbushur postimin me komente pozitive dhe urime.

Historia e dashurisë së Gimbos dhe Selin Bollatit nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5. Njohja e tyre gjatë spektaklit u kthye në një lidhje që vazhdoi edhe pas përfundimit të formatit, duke fituar mbështetjen e publikut.

Që prej daljes nga shtëpia, çifti ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku ndajnë herë pas here momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe projektet e tyre, duke treguar se marrëdhënia vazhdon të jetë më e fortë se kurrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gëzim Blakaj (@dj.gimb0)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon