Aktori Rezart Veleshnja humb personin e shtrenjtë: Ishe babai më i mirë në botë

Nga Class 9 July 2026

Aktori Rezart Veleshnja humb personin e shtrenjtë: Ishe babai më i

Një lajm i trishtë ka prekur ditën e sotme familjen e aktorit të njohur të humorit, Rezart Veleshnja.

Babai i tij është ndarë nga jeta, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek familjarët, miqtë dhe të afërmit. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një postimi ndier në rrjetet e tij sociale.

Krah një fotoje ku shihet pranë të atit, Rezarti ka zgjedhur disa fjalë mjaft prekëse për t’i dhënë lamtumirën e fundit njeriut të tij më të shtrenjtë.

“Ishe babai më i mirë në botë, më ke lënë një boshllëk që nuk e di si do ja bëj! Ma thave zemrën… Zoti do të mbajë afër vetes vetëm për shpirtin dhe humorin që ke!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Pas publikimit të këtij lajmi të hidhur, kanë vërshuar mesazhet e shumta të ngushëllimit nga ndjekësit, por edhe nga emra të njohur të artit dhe ekranit shqiptar. Kolegë dhe miq të aktorit, i kanë shprehur mbështetjen dhe ngushëllimet e tyre të sinqerta në këtë moment të vështirë për të dhe familjen e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rezart Veleshnja (@rezart._.veleshnja)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon