5 ngjyra të errëta manikyri që duken perfekte edhe në verë

Nga Class 8 July 2026

5 ngjyra të errëta manikyri që duken perfekte edhe në

Nuancat si e verdha "butter" apo bluja Tiffany kanë pushtuar trendet e sezonit, kjo nuk do të thotë se ngjyrat e errëta duhet të presin domosdoshmërisht vjeshtën.

Sipas artistëve të njohur të thonjve, manikyri i errët mund të jetë po aq veror, madje edhe më elegant. Në vend që të bërtasë për vëmendje, ai krijon një pamje më misterioze, të sofistikuar dhe plot stil.

Ja 5 nuancat që ekspertët sugjerojnë për këtë verë:

1. E kuqe cabernet

5 ngjyra të errëta manikyri që duken perfekte edhe në

Një nuancë e thellë vere është zgjedhja ideale për këdo që kërkon një manikyr elegant. Ajo duket po aq bukur me një fustan lino gjatë ditës, sa edhe me një look për darkë. Ekspertët thonë se kjo ngjyrë i jep duarve një pamje luksoze dhe është perfekte si për pushimet buzë detit, ashtu edhe për ditët në qytet.

2. Kafe e errët

5 ngjyra të errëta manikyri që duken perfekte edhe në

Nëse mendoni se kafja është vetëm për vjeshtën, është koha ta rishikoni këtë ide. Një nuancë e pasur çokollate apo kafeje krijon një efekt shumë më "quiet luxury" sesa sezonal. Sipas artistëve të thonjve, kjo ngjyrë të kujton më shumë një çantë lëkure luksoze sesa një latte.

3. Vjollcë

5 ngjyra të errëta manikyri që duken perfekte edhe në

Vjollca e errët është një nga surprizat e këtij sezoni. Ajo kombinon elegancën me një dozë misteri dhe është ideale për ata që duan një manikyr ndryshe pa kaluar te ngjyrat shumë të ndezura.

Është dramatike, por në mënyrën më elegante të mundshme.

4. Blu

5 ngjyra të errëta manikyri që duken perfekte edhe në

Nuancat navy po rikthehen fuqishëm. Bluja e errët, me reflektime jeshile, ndryshon sipas dritës dhe krijon efektin e detit të thellë.

Është një zgjedhje perfekte për të ruajtur atmosferën e pushimeve edhe pasi vera të ketë mbaruar.

5. Argjend i errët

5 ngjyra të errëta manikyri që duken perfekte edhe në

Nëse ju pëlqejnë manikyrët me efekt metalik, argjendi i errët është alternativa ideale. Ai kombinon elegancën e ngjyrave neutrale me shkëlqimin futuristik, duke u përshtatur lehtësisht si me veshjet casual, ashtu edhe me ato të mbrëmjes.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon