Penelope Cruz flet për martesën me Bardem: Edhe pas 15 vitesh po mësojmë për njëri-tjetrin

Nga Class 7 July 2026

Penelope Cruz flet për martesën me Bardem: Edhe pas 15 vitesh po

Aktorja e njohur Penélope Cruz ka surprizuar me një deklaratë të sinqertë për martesën e saj me Javier Bardem, duke treguar se edhe pas 15 vitesh së bashku, marrëdhënia e tyre mbetet një proces i vazhdueshëm njohjeje dhe zbulimi.

Gjatë promovimit të filmit “The Invite”, Cruz u shpreh se askush nuk e njeh plotësisht as veten dhe aq më pak partnerin, ndaj një lidhje e gjatë ndërtohet çdo ditë me përvojë dhe rritje të përbashkët.

Historia e dashurisë së çiftit të famshëm spanjoll nis që në vitin 1992 gjatë xhirimeve të “Jamón Jamón”, ku pati një tërheqje mes tyre, por jo një lidhje në atë kohë. Ata u rikthyen pranë njëri-tjetrit vite më vonë, në 2008, gjatë xhirimeve të “Vicky Cristina Barcelona”, ku romanca e tyre mori formë reale pas përfundimit të projektit.

Sipas Bardem, lidhja e tyre ka qenë e fortë edhe për faktin se ata u njohën para famës së madhe, duke ndërtuar një raport të bazuar në besim dhe sinqeritet. Çifti u martua në vitin 2010 në një ceremoni private në Bahamas.

Në një tjetër rrëfim të fundit, Cruz ka kujtuar edhe një moment të vështirë shëndetësor gjatë xhirimeve të filmit “The Black Ball”, kur mjekët dyshuan për një aneurizëm në tru, përvojë që ajo e ka përshkruar si një nga më të frikshmet e jetës së saj.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon