“Na hodhën bombën mbi shtëpi”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

Nga Class 6 July 2026

“Na hodhën bombën mbi shtëpi”, Bardhi: Një

Këngëtariu Bardhi ka rrëfyer episode të panjohura nga fëmijëria, lufta, familja, karriera dhe jeta e tij me Sarën.

Mes emocioneve më të forta është kujtimi i luftës, ku ai tregoi se shtëpia e familjes së tij u godit me bombë.

“Dyert ishin plot me plumba”, kujton këngëtari, ndërsa rrëfen përjetimet që e kanë shoqëruar që nga fëmijëria.

Në bisedën me Grida Dumën, Bardhi tregon se besimi në Zot e ka ndihmuar të kalojë zhgënjimet dhe momentet më të vështira të jetës, ndërsa flet edhe për familjen e madhe ku është rritur dhe vlerat që ka marrë prej saj.

Një pjesë e rëndësishme e intervistës i kushtohet jetës private. Bardhi tregon se ardhja në jetë e fëmijës e ka ndryshuar rrënjësisht.

“Pse nuk jam bërë baba më herët?”, shprehet ai, duke pranuar se prindërimi i ka dhënë një kuptim krejt tjetër jetës, duke folur edhe për vajzën tjetër që pritet të vij në jetën.

Në fund, Bardhi bën edhe një deklaratë romantike që nuk kalon pa u vënë re: “Edhe një jetë tjetër ta kisha, nuk do të gjeja një më të mirë se Sara.”

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon