Sot protesta kombëtare, me simbole kombëtare diaspora mbërrin në Shqipëri

Nga Class 4 July 2026

Sot protesta kombëtare, me simbole kombëtare diaspora mbërrin

Mijëra qytetarë shqiptarë pritet të mblidhen edhe këtë të shtunë në Tiranë, këtë herë në kuadër të protestës kombëtare.

Ky manifestim shënon ditën e 35-të të tubimeve të njëpasnjëshme që qytetarët kanë zhvilluar tek Kryeministria kundër qeverisë.

Dhjetëra bashkëkombës të ardhur nga jashtë vendit kanë mbërritur fillimisht në veri të vendit, në Shkodër, nga ku po organizohen për t’u nisur drejt Tiranës.

Vargje makinash po lëvizin drejt kryeqytetit, të mbuluara me flamuj kuqezi dhe në sfondë këngë patriotike.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të shprehin kërkesat e tyre dhe në përfundim marshimi do të vijoj drejt rrugëve të kryeqytetit.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon