Propozimi për martesë në majë të Empire State Building që po bën xhiron e rrjetit

Nga Class 3 July 2026

Propozimi për martesë në majë të Empire State Building

Angela Nikolau dhe Ivan Beerkus kanë tërhequr vëmendjen, pasi u ngjitën në majën e Empire State Building, rreth 443 metra mbi tokë, për të bërë propozimin për martesë.

Ata mbanin në dorë një pankartë me mesazhin: “Kur fuqia e dashurisë të jetë më e madhe se dashuria për pushtetin, bota do ta njohë paqen”.

Më pas, në majë të rrokaqiellit, Ivan Beerkus u ul në gjunjë dhe i propozoi martesë Angelës Nikolau.

Ajo tha po. Pas momentit romantik, çifti zbriti poshtë, ku u arrestuan nga autoritetet.

Por, pjesa më e veçantë e kësaj historie nuk ishte propozimi, por fakti që dikush bën gjëra të tilla për dashurinë.

Dikush që shkon deri në atë pikë, dikush që është gati të rrezikojë, të dalë jashtë normales dhe të thyejë kufijtë vetëm për dashurinë.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon