Madonna kritikon Inteligjencën Artificiale: E kundërta e krijimit të artit

Nga Class 3 July 2026

Madonna kritikon Inteligjencën Artificiale: E kundërta e krijimit

Madonna ka kritikuar ashpër inteligjencën artificiale, duke e cilësuar atë si të kundërtën e artit dhe krijimtarisë.

Në një intervistë, ajo tha se algoritmet dhe AI i largojnë artistët nga marrja e rreziqeve dhe i drejtojnë ata drejt një krijimtarie të sigurt, por pa origjinalitet.

“Algoritmet dhe inteligjenca artificiale janë e kundërta e marrjes së rrezikut, ndërsa për mua kjo është e kundërta e krijimit të artit”, u shpreh ajo.

Madonna foli edhe për ndryshimet që ka pësuar industria muzikore, duke thënë se dikur artistët frymëzoheshin nga bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me piktorë, muzikantë, valltarë dhe krijues të tjerë.

Sipas saj, sot artistët duhet të mendojnë fillimisht për numrin e ndjekësve në rrjetet sociale nëse duan të sigurojnë një kontratë me një shtëpi diskografike.

Madonna thekson se përdorimi i AI ka qenë i kufizuar vetëm në aspektin vizual dhe nuk ka ndikuar në procesin e krijimit të muzikës së saj.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon