Eleni Foureira tregon pse e fshehu origjinën shqiptare në fillim të karrierës në Greqi

Nga Class 1 July 2026

Eleni Foureira tregon pse e fshehu origjinën shqiptare në fillim

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka folur hapur për herë të parë mbi frikën që ndiente në fillimet e karrierës për të zbuluar publikisht origjinën e saj në Greqi.

E ftuar në emisionin “The 2Night Show”, Foureira tregoi se ishte rritur me bindjen se origjina e saj shqiptare mund ta pengonte të kishte të njëjtat mundësi si të tjerët. “Kur rritesh, kjo frikë të futet brenda. Mendoja se nëse thosha se jam nga Shqipëria, nuk do të më jepeshin mundësi të barabarta. Ky ishte realiteti që përjetoja,” u shpreh ajo.

Këngëtarja kujtoi edhe momentet e vështira që përjetonte familja e saj, duke treguar se nëna shpesh qante për komentet dhe paragjykimet që përballej vajza e saj. “Nëna ime më përqafonte dhe qante duke më thënë: “Vajza ime, çfarë të kanë bërë? Ti nuk ke bërë asgjë”, rrëfeu Foureira.

Gjatë intervistës, artistja ndau edhe historinë e njohjes me partnerin e saj, ish-futbollistin Alberto Botía. Ajo tregoi se e pa për herë të parë rreth dhjetë vite më parë, kur ai, asokohe pjesë e Olympiacosit, kishte shkuar në lokalin ku ajo performonte pas një fitoreje të skuadrës.

“Kur e pashë, mendova: ‘Sa i pashëm është, mos është aktor apo model?’. Nuk e dija fare kush ishte,” tha ajo. Më pas, Botía i dërgoi një mesazh në Instagram, ku e përgëzonte për performancën. Foureira iu përgjigj dhe prej aty nisi historia e tyre e dashurisë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon