Çiftet që mbajnë financat e përbashkëta kanë marrëdhënie më të lumtur

Nga Class 30 June 2026

Çiftet që mbajnë financat e përbashkëta kanë

Paraja është një nga burimet kryesore të zënkave në çift, por studime nga University of California dhe Cornell University sugjerojnë një zgjidhje të thjeshtë: financat e përbashkëta.

Sipas një studmi të bërë, çiftet me llogari të përbashkëta raportojnë se janë më të lumtur dhe kanë më pak konflikte për paratë.

Kjo ndodh sepse krijohet ndjenja “ne jemi në të njëjtin ekip”. Kur financat shihen si “të tonat” dhe jo “të miat apo të tuat”, vendimet bëhen më të lehta dhe më të qarta.

Studiuesit thonë se bashkimi i parave shpesh i nxit çiftet të mendojnë në terma të qëllimeve të përbashkëta, përgjegjësive të përbashkëta dhe të ardhmes së përbashkët.

Nga ana tjetër, çiftet që i mbajnë financat plotësisht të ndara ndonjëherë raportojnë më shumë tension rreth kush paguan çfarë, sidomos në periudha stresuese.

Sigurisht, nuk ka një sistem financiar të vetëm që funksionon për të gjithë. Shumë çifte të suksesshme mbajnë llogari të ndara.

Të tjerë përdorin një kombinim të financave të përbashkëta dhe individuale. Por, ajo që studiuesit theksojnë vazhdimisht është se komunikimi ka më shumë rëndësi sesa struktura e llogarisë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon