Pensionet indeksohen me 2.7% nga 1 korriku, përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë

Nga Class 27 June 2026

Pensionet indeksohen me 2.7% nga 1 korriku, përfitojnë rreth 900

Duke nisur nga 1 korriku, pensionistët do të përfitojnë një rritje prej 2.7% të pensioneve, pas miratimit të vendimit nga qeveria.

Indeksimi synon të zbusë ndikimin e rritjes së çmimeve dhe të ruajë fuqinë blerëse të kësaj kategorie përballë kostos në rritje të jetesës.

Vendimi parashikon që pensionet urbane të pleqërisë të rriten mesatarisht me 543 lekë në muaj.

Kjo do të thotë se pensioni mesatar urban, i cili në fund të vitit 2025 ishte 20,123 lekë, pas aplikimit të indeksimit do të shkojë në 20,666 lekë.

Ndërkohë, pensionet rurale do të rriten mesatarisht me 320 lekë në muaj. Pensioni mesatar rural, i cili në fund të vitit të kaluar ishte 11,878 lekë, do të shkojë në 12,107 lekë pas zbatimit të indeksimit.

Indeksimi i këtij viti është 0.2 pikë përqindjeje më i lartë se ai i vitit 2025, kur pensionet u rritën me 2.5%. Nga kjo masë pritet të përfitojnë rreth 900 mijë pensionistë në të gjithë vendin.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon