Pantallonat lino janë 'must-have' për këtë verë, ja si t’i kombinoni me stil

Nga Class 5 June 2026

Pantallonat lino janë 'must-have' për këtë

Pantallonat lino janë një nga veshjet më të rëndësishme të garderobës verore, sepse janë të lehta dhe duken gjithmonë bukur. Në verën e 2026-ës, ato nuk janë më vetëm për pushime, por janë kthyer në një element modern që mund të vishet si në qytet, ashtu edhe në ambiente të tjera.

Si t’i veshësh për përditshmëri

Mënyra më e thjeshtë është t’i kombinosh me bazat e garderobës: një T-shirt e bardhë e futur brenda pantallonave, sandale të thjeshta ose atlete minimaliste, çantë e madhe dhe bizhuteri të thjeshta. Për mbrëmje ose ditë më të freskëta: një triko e lehtë mbi supe, ose një top i thurur pa mëngë.

Si t’i stilosh për punë

Pantallonat lino tani përdoren edhe në veshje zyre, sidomos në stil “smart casual”. Një ide kombinimi mund të jetë: pantallona lino dhe këmishë e bardhë.

Ngjyrat më të mira për linon në verën e 2026-ës, përveç ngjyrave klasike, janë në trend edhe tone më të buta dhe natyrale si e bardhë dhe krem (klasike për verë), e zezë (më elegante), bezhë, jeshile e ullirit, kafe e ngrohtë, blu e zbehtë.

Aksesorët që shkojnë më shumë

Aksesorët ndihmojnë ta bëjnë look-un të dukeni më 'cool'. Ju mund t'i vishni pantallonat lino me sandale, atlete, syze të mëdha dielli dhe bizhuteri të thjeshta në ngjyrë ari.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon