Sot protesta e 6-të e qytetarëve para Kryeministrisë kundër projektit në Zvërnec

Nga Class 5 June 2026

Sot protesta e 6-të e qytetarëve para Kryeministrisë kundër

Edhe këtë të premte Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë pritet të mbushet me mijëra protestues, në ditën e 6-të të protestës kundër projektit të “Zvërnecit”.

Qytetarë nga zona të ndryshme të vendit kanë paralajmëruar pjesëmarrje në tubimin që do të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, anulimin e projektit të debatueshëm në Zvërnec dhe rishikimin e një sërë vendimesh që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.

Prej pesë ditësh me radhë, bulevardi kryesor i Tiranës është kthyer në epiqendrën e protestave, ku qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe marshimeve.

Organizatorët kanë bërë të ditur se lëvizja do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë anulimin e projekteve të kundërshtuara, transparencë mbi vendimmarrjet qeveritare dhe marrjen e përgjegjësive politike nga ekzekutivi.

Dje u prezantuan 5 kërkesa nga “Lëvizja e Re Qytetare” për kryeministrin Edi Rama:

1-Dorëheqjen e Qeverisë
2-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë
3-Shfuqizimin e Paketës së Maleve
4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura
5-Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon