Ja sa kafe mund të pini në ditë pa rrezikuar shëndetin

Nga Class 21 May 2026

Ja sa kafe mund të pini në ditë pa rrezikuar shëndetin

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë njerëz dita nuk nis pa një filxhan të saj. Studime të shumta tregojnë se kafeina mund të ketë përfitime të rëndësishme për organizmin, duke rritur energjinë, vigjilencën dhe përqendrimin. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ekziston një kufi i sigurt për konsumimin e saj ditor.

Një kafe ekspres mjafton për të rritur përkohësisht energjinë dhe aftësinë për t’u fokusuar. Por kur konsumohet në sasi të larta, kafeina mund të shkaktojë efekte negative si rrahje të shpejta të zemrës, ankth, nervozizëm dhe pagjumësi.

Sipas studimeve, efektet e kafeinës fillojnë të ndihen rreth 45 minuta pas konsumimit dhe arrijnë kulmin brenda një ore. Në këtë periudhë rritet vigjilenca, përqendrimi dhe aftësia për të kryer detyra mendore.

Megjithatë, jo të gjithë e tolerojnë njësoj kafeinën. Disa persona mund të përjetojnë: Pagjumësi, nervozizëm, të përziera dhe shqetësime në stomak, dhimbje koke dhe rritje të rrahjeve të zemrës

Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të mos konsumojnë më shumë se 3 filxhanë kafeje, sipas një studimi të Food and Chemical Toxicology.

Specialistët theksojnë se konsumimi i përditshëm i kafesë mund të krijojë varësi. Nëse vendosni të ulni sasinë e kafesë, kjo duhet bërë gradualisht. Ndërprerja e menjëhershme mund të shkaktojë simptoma abstinence si dhimbje koke, lodhje, nervozizëm dhe vështirësi në përqendrim.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon