Ylli Limani do të zhvillojë koncert më 12 qershor në Tiranë

Nga Class 8 May 2026

Ylli Limani do të zhvillojë koncert më 12 qershor në

Teksa turneu ndërkombëtar “TSN International Live Tour” po rezulton një sukses i jashtëzakonshëm, këngëtari Yll Limani ka zbuluar edhe “Phase II” të turneut, që shënon rikthimin e tij me koncerte gjigante në trojet shqiptare.

Këngëtari ka paralajmëruar tri netë të mëdha muzikore në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, të cilat pritet të jenë ndër eventet më të komentuara të këtij sezoni veror.

Në Tiranë, këngëtari do të zhvillojë koncert më 12 qershor, i cili do të mbahet tek Pista e Atletikës, tek Liqeni i Tiranës.

'TIRANE, SHKUP, PRISHTINE!!! Tri nete qe mezi po i pres prej kohesh… TSN International Live Tour po vjen me netet ma t’medha qe i kom bo deri sot, ne kto qytete qe m’kane dhane vec dashni prej fillimit t’karrieres. Mezi po pres me u kthy, me knu e me u knaq me juve! Kto kane me qene koncertet e vetme qe kom me i mbajte ne Kosove, Shqipni, e Maqedoni kete vit. Biletat dalin ne shitje te hanen. Hajdeni i bojme bashke kto nete t’paharrueshme. Ju dua shume', shkruan ai.

Fansat tashmë kanë nisur numërimin mbrapsht, ndërsa biletat pritet të dalin në shitje këtë të hënë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon