Këto janë vendet që frekuentojnë VIP-at në Paris

Si në çdo qytet ikonik të botës, ka adresa të njohura edhe në Paris, ku shfaqen figura publike, artistë, politikanë dhe emra të industrisë së modës. Këto vende ndodhen kryesisht në zona si Avenue Montaigne, Trocadéro dhe Saint-Germain dhe karakterizohen nga klientelë elitare dhe akses i kufizuar.

Nga Sindi Tona• 23 March 2026

L’Avenue është një nga restorantet më të njohura për “celebrity spotting”, veçanërisht gjatë javës së modës. Frekuentohet nga figura të njohura të industrisë së modës dhe argëtimit. Kërkon rezervim dhe ka standard të lartë shërbimi për të ruajtur ekskluzivitetin.

Girafe, i vendosur pranë Trocadéro, ofron pamje direkte nga Kulla Eiffel. Njihet për ambientin shik e të ngrohtë, klientelën ndërkombëtare, përfshirë edhe personazhe të rëndësishëm publikë.

Loulou, është një nga restorantet me tarracat më elegante pranë Louvre. Frekuentohet më së shumti gjatë eventeve të mëdha në qytet. Ndërkohë që Ferdi, një ambient më i vogël dhe diskret, por shumë i njohur për klientelën VIP, preferohet për privatësinë që ofron.

Perruche është një nga verandat moderne me atmosferë të gjallë dhe i kuruar në detaj, me klientelë kryesisht nga industria kreative dhe moda. Një nga adresat më ikonike për mbrëmjet e zjarrta dhe jetën e natës është gjithashtu Hôtel Costes. I njohur për ambientin privat dhe historikun e gjatë të klientëve VIP ndërkombëtarë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon