EDITION zgjerohet me një hotel të ri në këtë destinacion ikonik

Lake Como EDITION është një nga hotelet më të reja dhe më të rëndësishme për industrinë e hotelerisë në Itali, që çel dyert. I vendosur buzë Lake Como, hoteli është pjesë e brand-it EDITION Hotels, i njohur për konceptin modern dhe elegant të luksit.

Nga Sindi Tona• 14 March 2026

 

 

 

EDITION zgjerohet me një hotel të ri në këtë

Lake Como EDITION është një nga hotelet më të reja dhe më të rëndësishme për industrinë e hotelerisë në Itali, që çel dyert. I vendosur buzë Lake Como, hoteli është pjesë e brand-it EDITION Hotels, i njohur për konceptin modern dhe elegant të luksit.

Objekti ndodhet në një vilë historike të restauruar, duke ruajtur arkitekturën tradicionale të zonës, por me interiere bashkëkohore minimaliste. 

Dhomat dhe suitat ofrojnë pamje të mrekullueshme nga liqeni ose kopshtet përreth, me ballkone dhe hapësira të mëdha ndriçimi natyral. Hoteli përfshin gjithashtu pishinë të jashtme, spa, ambiente wellness, restorante me kuzhinë mesdhetare dhe hapësira për evente private. 

Liqeni i Komos ka qenë prej kohësh një destinacion i preferuar për pushime luksoze, i njohur për vilat historike, natyrën dhe qetësinë. Hapja e këtij hoteli pritet të sjellë një alternativë më moderne dhe dinamike, duke tërhequr një profil më të ri turistësh ndërkombëtarë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon