“Trëndafil në kohë lufte”, Bes Kallaku vijon me dedikimet publike për partneren

Nga Class 2 March 2026

“Trëndafil në kohë lufte”, Bes Kallaku vijon me

Bes Kallaku, që prej momentit kur e bëri publike se ka nisur një romancë të re pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, ka vijuar të shprehë hapur në rrjetet sociale ndjenjat për partneren e tij, Ejonën, përmes dedikimeve të drejtpërdrejta dhe postimeve simbolike.

Së fundmi, aktori dhe këngëtari ka publikuar në InstaStory një foto ku shfaqen duart e tij të kapura me ato të Ejonës. Krahas imazhit, Besi ka shkruar:

“Trendafil në kohë lufte. Paqja e shpirtit tim.”

“Trëndafil në kohë lufte”, Bes Kallaku vijon me

Fraza “Trëndafil në kohë lufte” është kthyer në një shprehje të veçantë për Besin edhe përtej një postimi romantik. Ai e ka bërë këtë frazë edhe tatuazh në krahun e tij, tatuazh që e zbuloi pak kohë më parë dhe që shoqërohet edhe me një datë, e cila duket se ka një domethënie të rëndësishme personale për të dhe për lidhjen e tij të re.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon