Komedia ikonike e vitit 2009 “Bride Wars” po rikthehet në ekran si serial

“Bride Wars” është një nga ikonat e kinematografisë së vitit 2009, që bëri bashkë fansa nga e gjithë bota. Platforma Peacock është duke punuar për një version të ri televiziv të komedisë romantike të vitit 2009 — dhe këtë herë me një qasje krejt ndryshe nga filmi origjinal. 

Nga Sindi Tona• 2 March 2026

 

 

 

Komedia ikonike e vitit 2009 “Bride Wars” po rikthehet në ekran

“Bride Wars” është një nga ikonat e kinematografisë së vitit 2009, që bëri bashkë fansa nga e gjithë bota. Platforma Peacock është duke punuar për një version të ri televiziv të komedisë romantike të vitit 2009 — dhe këtë herë me një qasje krejt ndryshe nga filmi origjinal. 

Në vend që të ripërsërisë historinë klasike të dy shoqeve që bien në rivalitet për datat e tyre të dasmave, seriali vjen me një kthesë ndryshe: ai ndjek një planifikuese të dasmave nga një qytet i madh (luajtur nga Emma Roberts) e cila zhvendoset në një qytet të vogël në Karolinën e Veriut. 

Pritshmëria dhe paaftësia për t’u pajtuar me stilin lokal çojnë në një rivalitet të zjarrtë mes saj dhe një planifikueseje shumë të dashur për komunitetin lokal — pasi të dyja konkurojnë për të planifikuar të njëjtën dasmë. Rivaliteti midis dy profesionisteve shndërrohet në një krahasim më të gjerë mbi miqësinë, vendosmërinë për komunitetin dhe — me shumë gjasa — dashurinë.

Filmi i vitit 2009 — i njohur për rolet e Anne Hathaway dhe Kate Hudson — tregon historinë e dy shoqeve të ngushta që shpërthejnë në “luftë” kur zbulohen në të njëjtën ditë dasme në hotelin e famshëm Plaza në New York. Seriali i ri mban vetëm titullin dhe frymën “luftës rreth dasmave”, por me një qasje krejtësisht të re: nuk është historia e dy nuseve që grindën, por dy planifikuese profesioniste të dasmave që bien në rivalitet. 

Emma Roberts jo vetëm që do të jetë ylli i serialit si protagoniste, por edhe executive producer i tij, përmes kompanisë së saj Belletrist Productions. Prodhimi realizohet në bashkëpunim me New Regency, 20th Television dhe Universal Content Productions. Seriali është në fazë zhvillimi dhe aktualisht, as data e premierës, e as lista e plotë e aktorëve përtej Emma Roberts nuk është publikuar. 

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon