Brenda Bank Hotel në Stockholm, ku eleganca dhe sharmi nuk njohin kohë

Në zemër të distriktit të sofistikuar të Östermalm, në Stockholm, Bank Hotel shtrihet në një ndërtesë historike që shërbente si banka kryesore e Södra Sverige në fillim të shekullit të 20-të.  Në zemër të distriktit të sofistikuar të Östermalm, në Stockholm, Bank Hotel shtrihet në një ndërtesë historike që shërbente si banka kryesore e Södra Sverige në fillim të shekullit të 20-të. 

Nga Sindi Tona• 5 February 2026

 

 

Brenda Bank Hotel në Stockholm, ku eleganca dhe sharmi nuk njohin kohë

Në zemër të distriktit të sofistikuar të Östermalm, në Stockholm, Bank Hotel shtrihet në një ndërtesë historike që shërbente si banka kryesore e Södra Sverige në fillim të shekullit të 20-të. 

E ndërtuar nga arkitekti i famshëm Thor Thorén, në vitin 1910, me një stil të guximshëm që ndërthur elemente të “Renaissance” me detaje të “art-nouveau” dhe “art-deco”, godina vazhdon të ruajë gjurmët e pastra të origjinës së saj edhe sot. 

Hoteli, anëtar i rrjetit ekskluziv Small Luxury Hotels of the World, u hap zyrtarisht si një destinacion “boutique” më 22 gusht 2018, pas një transformimi të kujdesshëm që nxjerr në pah luksin bashkëkohor, duke ruajtur karakterin historik të ndërtesës.

Nga holli me pllaka mermeri dhe dekor mahagoni, tek tavani gjysmë qelqi i restorantit Bonnie’s, çdo hapësirë duket si një interpretim i sofistikimit skandinav me tone dramatike, të ndërthurura bukur me elementët origjinalë të bankës. 

Bank Hotel ofron 115 dhoma dhe suita komode, me hapësira të bollshme, mobilim elegant, dritarë të mëdha apo edhe tarraca panoramike. Hoteli ka një atmosferë shumë mikëpritëse, me ambiente si restorante dhe bare që ndihen ekskluzive. Vetëm disa hapa larg nga uji, dyqanet e luksit dhe atraksionet kryesore të qytetit, Bank Hotel është një nga destinacionet më të bukura të Stockholm-it. 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon