Këto janë 5 hotelet më të mira që pritet të hapin dyert këtë vit

Ky vit pritet të shënojë një kapitull të ri për industrinë e hotelerisë luksoze. Marka ikonike po prezantojnë projekte të cilat kombinojnë arkitekturë të rafinuar, shërbim të personalizuar dhe përvoja unike në çdo dimension të pushimit. 

Nga Sindi Tona• 28 January 2026

 

Këto janë 5 hotelet më të mira që pritet të hapin

Ky vit pritet të shënojë një kapitull të ri për industrinë e hotelerisë luksoze. Marka ikonike po prezantojnë projekte të cilat kombinojnë arkitekturë të rafinuar, shërbim të personalizuar dhe përvoja unike në çdo dimension të pushimit. 

Four Seasons zgjeron praninë e saj globale në dy destinacione ikonike. Në Cartagena të Kolumbisë, rrjeti, përmes restaurimit të strukturave historike, ndërthur trashëgiminë me luksin modern. Ndërkohë, për herë të parë në Mykonos, Four Seasons prezanton një resort buzë detit që balancon energjinë ikonike të ishullit me diskrecionin e vilave private.

Bulgari Ranfushi premton një përvojë ultra-private në një ishull tërësisht të dedikuar elegancës “old-money”. Vilat mbi ujë dhe në breg, me dizajn minimalist, janë vetëm një nga elementet që e vendosin këtë resort në kategorinë e destinacioneve “once-in-a-lifetime”.

Lake Como EDITION zgjedh “Lago di Como” për të sjellë një qasje moderne dhe “fashion-forward” në një nga destinacionet më romantike të Evropës. Arkitektura bashkëkohore e ndërthurur me elegancën klasike italiane, e bën unik pushimin në këtë hotel.

Ndërsa, në zemër të Londrës, Auberge Resorts Collection prezanton një hotel që ofron klasin dhe atmosferën rezidenciale të eksperiencës “boutique-luxury”. E veçanta e këtyre hoteleve ështe se nuk janë thjesht vende për të qëndruar, por destinacione në vetvete. 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon