13 rekomandimet tona për pushimet në Turqi këtë verë

Turqia vazhdon të jetë një nga destinacionet më të dashura për pushimet verore, falë resorteve ultra all-inclusive, shërbimit të shkëlqyer dhe raportit shumë të mirë mes cilësisë dhe çmimit. 

Nga Sindi Tona• 26 January 2026

 

13 rekomandimet tona për pushimet në Turqi këtë verë

Turqia vazhdon të jetë një nga destinacionet më të dashura për pushimet verore, falë resorteve ultra all-inclusive, shërbimit të shkëlqyer dhe raportit shumë të mirë mes cilësisë dhe çmimit. 

Zonat si Antalya, Lara, Belek dhe Kemer ofrojnë një përzgjedhje të gjerë hotelesh që kombinojnë plazhe private, gastronomi të kuruar dhe eksperienca të menduara deri në detaj — ideale si për çifte, ashtu edhe për familje.

Në Lara dhe Belek, resortet shquhen për arkitekturë ikonike dhe një standard të lartë mikpritjeje. Shumë prej tyre ofrojnë gjithashtu fusha golfi, aktivitete sportive dhe programe të dedikuara për fëmijë, duke i bërë ideale për pushime familjare pa kompromise. 

Resortet më të kërkuara të këtij sezoni ndahen mes atyre elegantë dhe modernë, të përshtatshëm për pushime relaksuese, dhe atyre më dinamike, me aktivitete gjatë gjithë ditës, argëtim në mbrëmje dhe ambiente ku mund të socializoheni me pushuesit e tjerë. 

Ultra dhe Premium All Inclusive nuk do të thotë vetëm ushqim i bollshëm, por edhe restorante à la carte, spa luksoze, plazhe të mirëorganizuar dhe shërbim të personalizuar. 

Ajo që i bën këto resorte veçanërisht tërheqëse është fakti se, pavarësisht nivelit të lartë të shërbimit, ato mbeten relativisht të përballueshme, sidomos nëse rezervohen në kohën e duhur. Pikërisht kjo e ka kthyer, prej vitesh, Turqinë në një nga zgjedhjet më praktike për pushimet e verës. 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon