Bodrumi çel dyert këtë Prill për resortin më të ri me 5 yje

Akra Didim është resorti më i ri luksoz, që pritet të ketë hapjen e tij të madhe këtë Prill në Bodrum, Turqi. Me disa elementë që e dallojnë nga resortet deri më tani, duket se ky do të kthehet në destinacionin e ri të vitit.

Nga Sindi Tona• 14 January 2026

 

Bodrumi çel dyert këtë Prill për resortin më të

Akra Didim është resorti më i ri luksoz, që pritet të ketë hapjen e tij të madhe këtë Prill në Bodrum, Turqi. Me disa elementë që e dallojnë nga resortet deri më tani, duket se ky do të kthehet në destinacionin e ri të vitit.

Në zonën e Didem, rreth një orë nga aeroporti i Bodrumit, resorti është i përshtatshëm si për çifte, ashtu edhe për familje, me atraksione që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të të gjitha moshave. 

Akra Didim përfshin plazhin e tij privat, një park uji modern, pishina të shumta të brendshme dhe të jashtme, të ngrohta për sezonet më të freskta dhe të përshtatshme për të vegjlit tuaj. 

Aktivitetet përfshijnë sportet e plazhit, volejboll, yoga, lojëra në grup dhe një klub për fëmijët. Baret dhe restorantet funksionojnë sipas sistemit “All-Inclusive Plus”, me buffet dhe menu “à la carte”, plot me opsione lokale dhe ndërkombëtare. 

Tipologjitë e akomodomit ndahen në dhoma, suita apo shtëpi me pishina private, të quajtura “Priene”. Më tepër se një hotel, Akra Didim duket se do të jetë një eksperiencë që bën bashkë shërbimin, pamjen, kulinarinë dhe qetësinë e përsosur. 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon