Kristjan Asllani largohet nga Torino, ku mund të luajë ylli i Kombëtares

Nga Class 7 January 2026

Kristjan Asllani largohet nga Torino, ku mund të luajë ylli i

Kristjan Asllani pritet të largohet nga Torino, pasi nuk është në planet e klubit. Interi në anën tjetër do i hapë rrugë përfundimit të huazimit, vetëm pasi të ketë siguruar ekipin e ri ku Asllani mund të mbyllë sezonin. Së fundmi raportohet se Sasuolo dhe Parma po interesohen te zikaltrit për shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Të dyja skuadrat e Seria A janë në nevojë, për një mesfushor me karakteristikat e Asllanit siç raportohet nga “Sportitalia”. Vetë Interi ndërkohë e sugjeroi te Fiorentina, që më parë shfaqte interes për Asllanin.

Asllani e refuzoi kategorikisht Sasuolon gjatë verës. Po ashtu të njëjtën gjë bënte edhe me ofertat, që mbërrinin nga jashtë Italisë.

23-vjeçari po kalon një periudhë të vështirë në Itali. Te Torino ishte si rrufe në qiell të hapur vendimi për ta nxjerë jashtë planeve. Më parë ishte aktivizuar thuajse rregullisht si titullar, ndërsa ndaj Veronës nuk mori asnjë minutë.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon