Kjo është çanta $6,100 që po bën namin në rrjet
Me një çmim që fillon nga $6,000, Chanel 25 u konsiderua “It Bag” i 2025-ës. Çanta virale u kthye në të tillë, që prej postimeve të parave në rrjet me kombinime nga influencers dhe personazhe të famshëm.

Me një çmim që fillon nga $6,000, Chanel 25 u konsiderua “It Bag” i 2025-ës. Çanta virale u kthye në të tillë, që prej postimeve të parave në rrjet me kombinime nga influencers dhe personazhe të famshëm.
Chanel 25 është një nga modelet më të reja që marka ikonike e modës Chanel solli me koleksion pranverë/verë 2025. Që prej debutimit të saj në pasarelë, e më pas në platformat virtuale, u përzgjodh si elementi që i shton çdo stili veshjeje sharmin e Chanel.
Çanta ka një formë sa casual, aq edhe të rafinuar, ku dallon me elegancë logoja CC në qendrën e saj, si edhe në dy anët. E dizenjuar për të qenë një çantë krahu, një tjetër format si çantë shpine iu shtua linjës së saj.
Ky model vjen në variantet mini, small, medium dhe large, në materiale të ndryshme si lëkurë, kamosh apo tekstura sezonale si lëkurë deleje (shearling), me një çmim që shkon përafërsisht deri në $7,300.
Tonet dhe ngjyrat variojnë nga klasiket si e zeza, e bardha apo bezha, pastelet si roza, jeshilja e hapur apo e verdha, e deri tek ato të fortat si floriri apo argjendi. Ekskluzive, e veçantë, figurante dhe përherë në modë, Chanel 25 ka shenjuar një tjetër moment simbolik në historinë e Chanel.



